Qytetari Mbushi telefonin në prizën e xhamisë, lë të holla dhe një mesazh…

Qytetari Mbushi telefonin në prizën e xhamisë, lë të holla dhe një mesazh…

Një qytetar i cili ngarkoi telefonin në një xhami në rrethin Altınyayla të provincës Sivas të Turqisë, la 2 lira në afërsi të prizës dhe një mesazh ku kërkon falje nga imami dhe xhemati i xhamisë, raporton AA.

Muezini i Xhamisë Rıfat Öçten në këtë rreth, Ali Gündoğdu paratë dhe mesazhin e pa në mëngjes.

Ai në deklaratën për AA tha se ishte shumë i emocionuar pasi ka parë mesazhin “Ngarkova telefonin, prandaj i lash këto para. Ma bëni hallall”, si dhe paratë.

“Ky lloj i ndjeshmërisë duhet treguar jo vetëm në xhamitë por edhe në të gjitha sferat e jetës sociale”, tha Gündoğdu duke shprehur se ishte shumë i emocionuar dhe i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.