Mos të ju ik dit pa mos e thënë këtë lutje (thuaje cdo dite )

Mos të ju ik dit pa mos e thënë këtë lutje (thuaje cdo dite )

Mos të ju ik dit pa mos e thënë këtë lutje (thuaje cdo dite )

Thuaje kete lutje : O Allah largoje nga trupat tane cdo se.mundje ,he.lm,magji,mesysh,merzi,brenge,pikellim dhe zevendesoje me shendet ,lumturi dhe gezim

O Allah largoje nga trupat tane cdo se.mundje ,he.lm,magji,mesysh,merzi,brenge,pikellim dhe zevendesoje me shendet ,lumturi dhe gezim

O Allah largoje nga trupat tane cdo se.mundje ,he.lm,magji,mesysh,merzi,brenge,pikellim dhe zevendesoje me shendet ,lumturi dhe gezim !!!

Lutja në fakt është një thirrje e gjendjes tonë të dobët. Është pohim i vetëdijesimit të vetes sonë. Pranimi i robit për dobësitë e tij dhe mungesës së kushteve përballë fuqisë së pafund të Fuqisë Absolute të të Krijuesit. Lutja është sekreti më i madh dhe momenti më i fshehtë mes robit dhe Krijuesit të tij. Lutja është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori.

Lutje janë lotët e fëmijëve, është nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në patjetërsi. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Kthimi i luleve të diellit kah dielli. Lutja është pranverë, verë dhe dimër. Është kohë me shi dhe pa shi. Është borë, erë dhe stuhi. Është eklipsi diellor dhe fshehja e hënës.

Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Lutja është lumturi, shqetësim, gëzim, brengë. Lutja është bisedë individuale me Mikun më të Madh. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.

Të pranohesh nga “Lartësia Absolute” është nderi më i madh. Lutja është shpallja e këtij nderi dhe mbështetje në Fuqinë e Tij. Mos pranim i asnjë fuqie dhe force tjetër përpos Tij. Të mos ia ulësh qafën asnjërit dhe të mos presësh ndihmë nga asnjë tjetër. T’i besosh premtimit të Gjithëfuqishmit, “Nëse të pyesin robit e mi për Mua, ta dinë se jam shumë afër tyre; ata që drejtohen me lutje kah Meje, iu përgjigjem lutjeve të tyre”.

Ajo që është e rëndësishme tek lutja është që të vij nga brendia. Njeriu që është i vetëdijshëm për atë që ka nevojë dhe që i çon duart duke besuar se i vetmi autoritet që mund ta zgjidh këtë problem është “Mëshira e Pafund”, duhet të lutet aq thellë dhe aq shumë deri sa të merr atë që ka nevojë dhe deri sa të përdridhet brendia jonë. Kur ta bëjmë këtë gjë nuk duhet të harrojmë se lutja është sekreti më i madh. Kthjelltësinë e lutjes nuk duhet ta ndotim me fëlliqësinë e hipokrizisë.

“Ata luten larg syve të të tjerëve, nga brendia, kërkojnë vetëm prej Krijuesit të tyre dhe i luten fshehurazi vetëm Atij”. Duhet të veprojmë në përputhje me udhëzimin Hyjnor. Ai që mbyll veten ndaj gjithçkaje por që ja hap veten vetëm Atij, ai që i ankohet vetëm Atij për gjendjen e tij, me kohë do të ndjej afërsinë e Gjithëfuqishmit në zemër. Asnjëherë nuk kthehet me duar bosh nga ai Kuvend. Nëse robi do të kërkoj diçka nga zotëria e Tij, duhet të jetë i mbyllur ndaj gjithçkaje përveç Tij. Mendjen, ndjenjat dhe gjithë brendinë e tij duhet t’ia hap vetëm Atij. Zërin, fjalët, sjelljet dhe mimika duhet t’i rregullojmë në atë mënyrë, duke u munduar që t’i përshtatemi rregullave të paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.