Nese nuk ke Iumturi dhe qetësi shpirtërore ne kete jete.Ja cfare duhet te besh
Nese nuk ke Iumturi dhe qetësi shpirtërore ne kete jete.Ja cfare duhet te besh




Drita e besimit të cilën Allahu e hedh në zemra.
Allahu thotë: “A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!).” (Zumer, 22)
Kjo dritë është dhuratë dhe mirësi prej Allahut për këdo që Ai dëshiron nga krijesat e Tij.
Allahu thotë: “Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (Huxhurat, 17)




Dhe: “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë.” (Nur, 21)
Dhe: “…Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Pikërisht ata janë të udhëzuarit drejt me mirësinë dhe hirin e Allahut.” (Huxhurat, 7-8)
Atyre të cilëve Allahu ua jep këtë dritë, ua zgjeron kraharorët dhe ua hap zemrat dhe bën që të jetojnë të lumtur e të kenë kënaqësi në shpirtrat e tyre, “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahl, 97)
Secili prej nesh, nëse nuk ka lumturi në jetë dhe qetësi shpirtërore, duhet të shohë raportin e tij me Kuranin, Shpalljen e Allahut, ngase Ai na ka premtuar se nëse ne e ndjekim udhëzimin do të kemi jetë të mirë, dhe premtimi i Tij është i vërtetë.
L. Perçuku



