SHKOI NJË NJERI U ANKUA TE OMERI (R.A.) PËR GRUAN E TIJ, KURSE KY IU PËRGJIGJ




SHKOI NJË NJERI U ANKUA TE OMERI (R.A.) PËR GRUAN E TIJ, KURSE KY IU PËRGJIGJ
Një njeri ishte nisur për te halifi Omer ibn Hattabi (r.a.),që të ankohej për gruan e tij e cila vazhdimisht e fyente, e nervozonte dhe grindej me të.Kur erdhi para derës shtëpisë së Omerit, e dëgjoi zërin e gruas së tij Umu Kulthum, e cila diçka i fliste Omerit, kurse ai asnjë fjalë nuk ia kthente.




Atëherë njeriu u ndal dhe u gjet në dilemë se çka të bënte; ai ishte nisur për t’u ankuar te halifi për gruan e tij, kurse vetë halifi po vuante nga gruaja e vet, ndoshta edhe më shumë dhe më keq se ai?!Pas një reflektimi të shkurtër, burri u kthye, por në atë moment Omeri (r.a.) doli nga shtëpia dhe kur e vërejti sesi po largohej nga shtëpia e tij, e thirri dhe pyeti se përse kishte ardhur.Tani as njeriu nuk deshi të ekzagjeronte, por tha:Unë kam ardhur te ti, o prijës i besimtarëve, për t’u ankuar për sjelljen e keqe të gruas sime, por kur dëgjova zhurmën e gruas tënde unë hoqa dorë.Atëherë Omeri (r.a.) i tha:–Unë asaj të gjitha ato ia lejoj dhe nuk reagoj për shkak të këtyre meritave të saj:




(1) E para:Ajo është perde midis meje dhe zj’arrit të xhehenemit, pranë saj zemra ime qetësohet dhe nuk më lejon të shkoj në haram!(2)E dyta:Ajo ma ruan shtëpinë dhe pronën time kur unë mungoj nga shtëpia!(3)E treta:Ajo mi lanë rrobat e mia!(4) E katërta: Ajo mi edukon fëmijët e mi!(5)E pesta:Ajo ma gatuan dhe ma përgatit ushqimin, por kryen edhe shumë punë të tjera …Atëherë njeriu tha– Epo, edhe gruaja ime i bën të gjitha këto punë si e jotja, por unë për këtë, asaj nuk i kam lejuar as falur!Omeri (r.a.) më në fund i tha atij:– Epo, duhet t’ia pranosh asaj ato merita, e disa cilësi të saj të këqija t’i vëresh më pak, kurse pastaj t’ia falësh!



