Shqiptarët në restorantin e sapohapur të Nusret-it, bëjnë shqiponjën me kuzhinierin më të famshëm në botë




Nusret Gokçe është një nga kuzhinierët më të famshëm në botë me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et. Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 30 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e ‘trajton’ mishin. Së fundmi, ai ka hapur edhe një restorant në Boston, pas atyre në Dubai, Turqi, apo edhe vende të tjera të botës.
E teksa restoranti sapo është hapur, atje nuk kanë munguar edhe shqiptarët, të cilët me krenari të madhe ia kanë treguar Nusretit se nga vijnë. Teksa ai ka qenë duke u shërbyer, një prej shqiptarëve dhe ai kanë bërë me duar shqiponjën, simbolin tonë kombëtar. Pamjet e filmuara nga shqiptari kanë mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.



