Subhana Allah! Mos Të Ikë Pa E Lexuar! Dikur Ekzistonte Një Pemë E Madhe E MoIIës!
Subhana Allah! Mos Të Ikë Pa E Lexuar! Dikur Ekzistonte Një Pemë E Madhe E MoIIës!




Subhana Allah! Mos Të Ikë Pa E Lexuar! Dikur Ekzistonte Një Pemë E Madhe E MoIIës!
Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës.Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit.
Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur. Pema i tha djaloshit:“Eja të luash me mua. Djaloshi u përgjigj:“Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t’i blerë.” Pema i tha: “Më vjen keq, por nuk kam të holla!




Por, ti mundesh t’i marrësh mollët e mia t’i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash.”Djaloshi u gëzua pa masë, hypi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollët dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur. Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur.Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: “Eja të luajmë sëbashku!” Djali, tani i rritur tha:“
Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time.” Dhe vazhdoi:“Më nevojitet shtëpia për t’u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?”Pema tha:“Mund t’i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë.” Kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar.
Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar. Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: “Eja të luajsh me mua.”



