Vajzat Janë Bekim Nga Allahu…!?I Derguari Allahut Për To Ka Thënë..!




Vajzat janë bekim nga Allahu…!?Pejgamberi alejhi selam për to ka thënë:Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:“Gjithsecili që mirëmban dy vajza derisa ato ta arrijnë moshën e pjekurisë, unë do të jem me atë si këta dy gishta!” (duke folur, e bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesëm).[Transmeton Muslimi]Ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:




“Nëse ndonjëri prej jush ka një vajzë dhe nuk e va’rros të gjallë, nuk e trajton me padrejtësi dhe nuk mban preferencë më të madhe ndaj fëmijëve meshkuj që i ka, All-llahu i Lartësuar do ta pranojë atë në Xhennet!”.[Transmeton ebu Davudi]Ejub ibën Musa rrëfen nga babai i tij, e ky nga gjyshi i vet (All-llahu i mëshiroftë të gjithë!) se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:“Prindi nuk mund t’i japë fëmijës së vet gjë më të mirë se edukata e mirë!”.[Transmeton Tirmidhiu]



