ÇFARË l NDODH SHPlRTlT KUR NJERIU FLE NË GJUMË !?

Kur njeriu fle,Allahu ia merr shpirtin, dhe kjo është vde’kja e vogël, siq thotë Allahu:“Ai jua merr shpirtrat natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të jetoni deri në kohën e caktuar (exhelin)”(El En’am: 60), dhe thotë:“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vde’kjes dhe atyre që janë në gjumë”(Ez Zumer: 42).

Kjo është vde’kja e vogël, me të cilën shpirtërat shkojnë atje ku dëshiron Allahu.Për këtë, në disa dhikre të gjumit themi:“O Allah, me emrin tënd u shtriva dhe me emrin tënd ngrihem. Nëse e mbanë shpirtin tim (më vd es,) atëherë fale dhe mëshiroje atë, dhe nëse e kthenë prapë, atëherë ruaje ashtu siq i ruan robërit e Tu të mirë”(hadith).Në gjendje gjumi, shpirti sheh ëndrra, të cilat ndahen në tre lloje:ëndërr e mirë, ëndërr e urryer dhe ëndërr që ka të bëjë me disa gjëra që nuk kanë kuptim dhe nuk kanë cak të caktuar,të cilat mund të jenë lojë e shejtanit, mund të jenë edhe si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, por mund të jenë si rezultat i disa gjërave tjera.

Lloji i parë:Ëndrra e mirë, në të cilën njeriu sheh gjëra që i do, e pa dyshim që kjo është nga Allahu. Është begati nga Allahu kur në ëndërr njeriu sheh gjëra që i do, sepse kur sheh gjëra që i do, ai freskohet, bëhet energjik, gëzohet dhe kjo është një lajm i mirë për të.Prej lajmeve të mira që besimtarit i vien në këtë botë është edhe ëndërra e mirë që ai e sheh, apo dikush tjetër e sheh për të.Për këtë, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka mbetur nga pejgamberllëku asgjë përveç myzhdeve (lajmeve të mira)”,atij i thanë:“Cilat janë ato myzhde?” ai u përgjigj:“Ëndrra e mirë”.Prandaj ëndrrën e mirë e sheh vet besimtari, apo dikush tjetër e sheh për të, dhe kjo është lajm i mirë për të, dhe pa dyshim që është nga Allahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *