Erdogan kërcënon Armeninë: Shtet hajdut, do të jepni IIogari për atë që po ndodh në Azerb;ajxhan!

Turqia do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin me të gjitha mjetet në konfliktin e saj me Armeninë rreth Karabakut të Epërm të okupuar, tha të enjten presidenti turk. Erdogan, ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit. Sipas tij, rruga e paqes së përhershme për Azerbajxhanin kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit të tyre.

Si Turqi do të vazhdojmë me zemër dhe me të gjitha mundësitë të mbështesim vëllezërit tanë në Azerbajxhan, për të cilin ne veten tonë e shohim si “një komb, dy shtete”. Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit, përfundoi Erdogan. Përleshjet në kufi nisën të dielën herët, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *