Kjo është familja Kosovare që ka më së shumti doktorë në Ballkan

Kjo është familja Kosovare që ka më së shumti doktorë në Ballkan

Për këtë çështje para disa vitesh ka pasur edhe artikuj nëpër mediumet e ndryshme të Kosovës. Profesorë universitar e doktorë nga të gjitha fushat e mjekësisë. E filloi i ndjeri, njëri nga doktorët e parë në Anamoravë z. Asllan Elezi, dhe tanimë edhe brezat e tjerë po e vazhdojnë të njejtin rrugëtim.

Shumë prej anëtëve të familjes Elezi, shkollimin për fushën e mjekësisë e kanë ndjekur edhe në Universitetet më prestigjioze në botë. Më pastaj janë rikthyer përsëri në Kosovë për të ushtruar profesionin e tyre.

Ende nuk mund të thuhet saktësisht sa doktorë janë gjithsej, por shumica e familjeve Elezi e kanë nga një ose më shumë doktorë në familjen e tyre.

Për shkak të kontributit të tyre në fushën e mjekësisë edhe shkolla e mesme e mjekësisë në Gjilan, mban emrin e doktorit të parë të familjes Elezi, dr. Asllan Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *