Si zemerohet Allahu me njeriun..! Mos e humbisni..!

Këmbëngulja në Dua’ është një ndër ilaçet më frytëdhënëse. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Allahu zemërohet me atë njeri që nuk kërkon prej Tij.
(Buhariu)

Kurse, në një hadith tjetër të transmetuar nga Enesi (radiallahu anhu), Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Mos u tregoni të pafuqishëm në dua’ sepse askush nuk rrezikohet prej saj.”
(Sahihul Hakim)

Imam Ahmedi transmeton nga Kudate, sipas të cilit, nje varkëtar ka thënë: “Nuk kam si ta përshkruaj besimtarin vetëm se, si një njeri në mes të detit, të ulur mbi një dru, i cili lutet: ‘ O Zot, O Zot!’ Mbase Allahu e shpëton atë.”
“Ez-Zuhd” (2/273)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *