Vërtetohet edhe nga Shkenca. Lindja e DieIIit nga perëndimi (shenjë e madhae e Kiametit)

Të dhënat tregojnë se dielli nuk do të lind më nga lindja, por nga perëndimi. Kjo do të ndodh si pasojë e dobësimit të polit magnetik dhe dita kur kjo do të ndodh nuk është aq e largët.Edhe revista amerikane ”Live Science” thekson se poli magnetik i Tokës nuk është aq i fuqishëm sa ka qenë në të kaluarën dhe është dobësuar për dhjetë herë më shumë, kurse ky dobësim ka marrë përmasa më të mëdha këto gjashtë muajt e fundit dhe si pasojë dielli do të lind nga perëndimi.Kjo që ka zbuluar NASA, 1400 vjet më parë është thënë në librin e shenjtë islam, ‘Kuranin’ dhe lindja e diellit nga perëndimi është ndër shenjat më të mëdha të Orës së Fundit.

Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: “…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire.” (En’am:158)Transmetoi Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha:“Ai që pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, do t’ia falë Allahu atij. E, kur Dielli lind nga perëndimi, mbyllet dera e pendimit.”Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha:“Nuk do të vijë kiameti para se të lindë Dielli nga perëndimi i tij.E, kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë, besojnë të gjithë. Ai është momenti kur askujt besimi nuk i bën dobi nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnjë të mirë në besimin e tij.

”Transmetohet nga Hudhejfe se tha: “E pyeta të Dërguarin e Allahut e i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga perëndimi?” Tha Muhamedi alejhi selam: “Zgjat ajo natë derisa duket sa dy net, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t’u falur, pastaj bien e zgjohen prapë dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë (të gjithë), por nuk u bën dobi besimi i tyre.”

Lindja e Diellit nga perëndimi, siç kuptohet nga këto tekste është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë etj. Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo në Tokë, që do të ndodhë para kiametit. Allahu është për çdo gjë i fuqishëm.Pastaj do të bëhet shka tërrimi i Qabes me lejen e Allahut nga dora e etiopianit Dhus-Suvejkatenjit për arsye se çdo gjë do të shkatërrohet, edhe Qabja do të shk atërrohet para kiametit.Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja, se Muhamedi alejhi selam tha: “Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës, saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi, namazi, kurbani, sadakaja dhe do të bartet Kurani në një natë dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet. Dhe mbesin disa grupe njerëzish e plaku i vjetër thotë: “I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë “La ilahe ilallah” dhe ne e themi.”

Në një hadith që transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, Muhamedi alejhi selam thotë:“Nuk do të ndodhë Kiam eti derisa në tokë thuhet:Allah, Allah.”Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: “Allahu do të dërgojë një erë nga Jemeni më të butë se mëndafshi; nuk do të lërë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërrmije pa ia marrë shpirtin.”Para se të ndodhë kia meti, njerëzit që janë ende gjallë prej job esimtarëve nënkuptohet që i kthehen adhurimit të idh’ujve dhe martesave në rrugë si shtazët./mjeksiaislame

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *