Ja Çfar Duhet Vepruar Kur Thëret Ezani.. ?

VEPRIMET GJATË DËGJIMIT TË EZANIT (THIRRJES PËR NAMAZ)”Ka pesë sunete të rekomanduara nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e dëgjojmë ezanin, siç përmenden nga Ibën Kajjimi, në librin Zadul-Me’ad:1 Dëgjuesi duhet t’i përsërisë pas muezinit (ai që thërret për namaz) të gjitha fjalët, përveç kur muezini thotë:“حي على الصلاة وحي على الفلاح” ~ Hajja ‘ales-salah (ejani në namaz) dhe Hajja ‘alel-felah (ejani në shpëtim).

Pas këtyre fjalëve duhet të thuhet:“لا حول ولا قوة إلا بالله” ~ La havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― S’ka fuqi (energji, lëvizje) e as pushtet, përveçse me Allahun. [Buhariu, 613; Muslimi, 385. Teksti është sipas Muslimit]Përfitimi për këtë sunet: Do të shpërbleheni me Xhenet, siç përmendet në Sahihun e Muslimit.

2 Dëgjuesi duhet të thotë:“وأنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله, رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا”Ve ene esh’hedu en la ilahe il-lAllah, vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluh. Radijtu bil-lahi rabben, ve bi Muhammedin resulen, ue bil Islami dinen ― (Dhe unë gjithashtu dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Allahun, i Vetëm dhe i pa shoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Jam i kënaqur me Allahun Zot timin, me Muhamedin të dërguar timin dhe me Islamin fe timen).Duhet thënë në arabisht pasi muezini të thotë shehadetin. [Muslimi, 386]Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të t’i falë gjynahet, siç përcaktohet në po këtë sunet.3

Pasi muezini ta përfundojë ezanin, dëgjuesi duhet t’i lutet Allahut për të dërguar salavate dhe selame mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe lutja më e mirë që mund të bëhet në këtë rast është “Es-Salavatul-Ibrahimije” – siç do të përmendet më poshtë.Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:“Kur të dëgjoni thirrjen e muezinit për namaz, përsëritni fjalët e tij, pastaj dërgoni salavate dhe selame mbi mua, sepse ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate mbi të dhjetë herë.”[Muslimi, 384]Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të dërgojë dhjetë herë salavate mbi atë person, dmth Allahu do ta lavdërojë atë person në qiell.

Teksti i “Es-Salavatul-Ibrahimije” është:Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhammed, kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid ― (O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mbi familjen e Muhammedit, siç ke dërguar salavate mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhammedit, siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm).

[Buhariu, 3370]4 Pasi të kërkohet nga Allahu që ta bekojë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duhet të thuhet:“اللهم رب هذه الدعوة التامة, والصلاة القائمة, آت محمدا الوسيلة والفضيلة, وابعثه مقاما محمودا الذي وعدته, [إنك لا تخلف الميعاد]”Allahumme Rabbe hadhihid-da’vetit-tammeti ves-salatil-ka’imeh, ati Muhammedenil-vesilete vel-fadilete, veb‘ath’hu mekamem-mahmudenil-ledhi ve‘at-teh (inneke la tuhliful mi‘ad) ― (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, dhuroi Muhamedit Vesiletin dhe Fadiletin që ia ke premtuar [Vërtet Ti nuk e then premtimin]).[Buhariu, 614]

Përfitimi për këtë sunet: Ai i cili bën këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem. 5Së fundi, mund t’i kërkoni Allahut të Plotëfuqishëm çfarëdo që dëshironi për veten tuaj, të kërkoni nga mirësitë e Tij, sepse Allahu i përgjigjët lutjes që bëhet në këtë kohë.Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:“Përsëritni fjalët e muezinit dhe, kur të mbaroni, kërkoni nga Allahu çfarëdo që dëshironi,Allahu do t’ju përgjigjet.”[Ebu Davudi, 524. Hafidh Ibën Haxheri e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen), ndërsa Ibën Hibbani i ka dhënë shkallën e të vërtetit (sahih)]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *