Fryhen çmimet e biletave pas fluksit të mërgimtarëve për në Kosovë, shiko sa bëhen (video)

Fryhen çmimet e biletave pas fluksit të mërgimtarëve për në Kosovë, shiko sa bëhen (video)

Pasi që masat janë lehtësuar për vizitën në vendlindje, mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës, mirëpo kjo po u kushton.

12 fluturime u realizuan të dielën në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Zvicra pasi kjo e fundit largoi masën e karantinimit për shtetasit që vizitojnë Kosovës.

Përmes portës së vetme ajrore në vend për katër ditë, nga e shtuna priten të futen 20 mijë persona nga vendet e ndryshme europiane.

“Për një kohë shumë të shkurtër janë katërfishu biletat”, tha një qytetar.

Nga kompanitë e fluturimeve thanë se arsye për rritjen e çmimeve është fluksi i pasagjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *