Mbaj Agjërim, Sepse Ndoshta Për Shkak Të Agjërimit Tënd, Allahu T’i Hap Dyert E Miresise..!

Njeriu nuk falet, dhe ti nëse i thua mos agjëro, sepse agjërimi pa namaz nuk do të pranohet, atëherë plotësisht e ke dorëzuar në duart e ar’mikut më të madh të tij dhe tëndin – shejt’anit. A nuk është më mirë që t’i thuash që të agjërojë, dhe ashtu të mbajë një lidhje me Zotin, dhe mbase për shkak të asaj dere, Allahu do t’ia hap edhe derën e namazit. Kurrë nuk i dihet. Këtë e konfirmon edhe tregimi i mposhtëm…Transmetohet se imam Ahmedi (r.h.), e kishte parë një burrë duke vjedhur, kurse më pas, po atë të njëjtin njeri, ha dutin, e kishte parë edhe në xhami. Ai e kishte pyetur, pse po vjen në xhami kur ti po vjedh? Burri ishte përgjigjur se, namazi ishte dera e vetme që kishte mbetur e hapur ndërmjet tij dhe Allahut.Kur i kishte dëgjuar këto fjalë, imam Ahmedi kishte shkuar në punën e tij.

Disa vjet më vonë, kur imam Ahmedi kishte qenë në haxhillëk, ai e kishte parë një burrë që ishte kapur për Qabe dhe po qante.Kur ishte afruar, e kishte njohur se, ishte po ai burri që e kishte parë duke vje dhë.Ai e kishte pyetur se çka kishte ndodhur me të, kurse ky me zë duke qarë i thotë se ishte penduar tek Allahu dhe ishte kthyer plotësisht fesë, si dhe kishte shtuar: “A po sheh, miku im, unë e mbajta hapur atë derën e vetme midis meje dhe Allahut, dhe pastaj Allahu mi hapi edhe dyert tjera.”

Gjithsesi, njerëzit duhet t’i mësojmë se namazi është në një shkallë më të lartë të obligimit dhe është para agjërimit, dhe se agjërimi pa namaz është i mangët, por nuk duhet njeriun ta shtyjmë në dëshpërim dhe pashpresë, nëse për shkak të kuptimit të tij të fesë, apo të mjedisit të dobët, të dobësisë apo të ndonjë shkaku tjetër, nuk e vë këshillën tonë në praktikë. Duhet ta dimë se truri i tij nuk është aq i kthjellët sa i yni, dhe se ai në shpirtin dhe kokën e tij ka mijëra justifikime, pengesa dhe dyshime.Prandaj, në mënyrë të bukur, duhet të përpiqemi t’ia shpjegojmë dhe ta udhëzojmë në rrugë të drejtë.Përkthim:Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *