Ja Cfare ndodh kur ju merrni abdes..! VIera e madhe e abdesit..!

Vlera e madhe e abdesit, hadith madhështor.

Ebu Umameh el Bahilij tregon se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Çdo njeri që ngrihet për të marrë abdes dhe dëshiron të falet, pastaj lan duart e tij, zbresin prej tyre gjynahet e tij me pikën e parë të ujit, e kur lan fytyrën e tij zbresin gjynahet e tij prej dëgjimit (veshëve) dhe shikimit (syve) të tij me pikën e parë të ujit, e kur lan duart deri në bërryla dhe këmbët e tij deri te kyçet shpëton nga çdo gjynah i tij, dhe nga çdo gabim, dhe del si ditën që e ka lindur nëna e tij. E kur ngrihet për tu falur, Allahu e ngre me të një gradë, e nëse ulet (nuk fal namaz) ulet i shpëtuar.”

Saktësoi Albanij në “Es sahihul xhamiu” nr. 2724

Shpjegim:

Abdesi është prej mjeteve më madhështore – fizike dhe kuptimore – për pastrimin e muslimanit. Ai pastron të jashtmen e tij me ujë, dhe brendësinë e tij duke i falur gjynahet. Pastaj vjen namazi që e ngre atë në gradat e shpërblimeve.

Në këtë hadith Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – thotë: “Çdo burrë…” dhe qëllimi është: çdo burrë dhe grua (sh.p.: prandaj e përkthyem: “Çdo njeri”), por fjala ka dalë ashtu në mënyrë të përgjithshme duke i përfshirë të gjithë në grumbullin e burrave.
“që ngrihet për të marrë abdes dhe dëshiron të falet” pra drejtohet për tek vendi ku do të marrë abdes dhe e ka qëllim të falet me atë abdes.

“pastaj lan dy duart e tij, zbresin prej tyre gjynahet e tij me pikën e parë të ujit” ia fal

Allahu gjynahet që i ka bërë me duart e tij, dhe kështu me pjesët që mbeten prej gjymtyrëve të abdesit, sa herë që lan një gjymtyrë ia fal Allahu gjynahet që ka bërë me atë gjymtyrë derisa me mbarimin e abdesit del i pastër nga gjynahet dhe punët e këqija që ka bërë siç e ka lindur nëna e tij. Dhe kjo është e veçantë për gjynahet e vogla jo të mëdhatë, sepse gjynahet e mëdha kanë llogari tjetër, ato nuk falen veçse me pendim prej tyre apo me faljen e Allahut të Lartësuar.

“Kur ngrihet për tu falur” pra me këtë abdes, “e ngre Allahu i Lartësuar me të një gradë” pra i jep Allahu një gradë të lartë në Xhennet, ose ia shton me të një shpërblim, “e nëse ulet” pra nuk ngrihet të falet pas abdesit, “ulet i shpëtuar” nga gjynahet.

Duhet që ai që merr abdes t’i ketë në mendje gjatë kohës që lan gjymtyrët e abdesit, gjynahet dhe gabimet që ka bërë, dhe të vendosë të pendohet prej tyre. Kështu ai do të pastrojë trupin e tij, të jashtmen dhe të brendshmen e tij, dhe atëherë është meritor të qëndrojë përpara Allahut të Lartmadhëruar.

Ky hadith tregon për vlerën e madhe të abdesit dhe faljen që ai u bën gjynaheve.

Emin Bilali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *