Surja qe Iargon shejtanin (Djallin) nga shtepia..!

Shejtan do të thot i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut, me fjalë tjera shejtani është i mallkuar.

Dy cilësi kanë ndikuar që shejtani të jet i mallkuar dhe i dëbuar nga mëshira e Zotit:

E para: kryelartësia dhe

E dyta: xhelozia.

Kur Zoti i Lartmadhëruar i tha shejtanit bjeri në sexhde Ademit ai i tha: Une jam më i mirë se ai, sepse atë e ke krijuar prej dheu ndërsa mua më ke krijuar prej Zjarri. Pra xhelozia ndaj Ademit ka ndikuar që ai të tregoj kryelartësi dhe nuk i ka ra ne sexhde Ademit.

Pastaj Shejtani i ka thënë Zotit të Lartmadhëruar se njerëzit do ti humb nga rruga e drejtë, përpos besimtarëve të sinqert. Dhe me jep afat deri në ditën e ringjalljes.

Zoti i jep rast që deri në momentin e ringjalljes të jetoj aty ku jeton njeriu dhe që të tentoj të i largoj njerëzit nga rruga e drejt por ai nuk do të mund të i largoj besimtarët e sinqert nga rruga e drejt sepse specifikë e shejtanit është qe me mashtrime ti largoj njerëzit nga rruga e drejte, e besimtarët e sinqert nuk bien pre e kurthave të shejtanit.

Shejtani i shkon njeriut nga para,

nëse është i pasuksesëshëm i shkon nga mprapa,
nëse është i pasuksesëshëm i shkon nga ana e djathtë,
nëse nuk është i suksesëshëm i shkon nga ana e majta.
Shejtani nuk i shkon njeriut nga poshtë sepse në këtë anë njeriu bie në sexhde, poashtu shejtani nuk i shkon nga lart, se njeriu i ngrit duar lart e lut dhe e përkujton Zotin e Madhëruar, pra sexhdeja dhe përkujtimi ndaj Zotit e largon shejtanin nga njeriu.

Shejtani ndonjëher e sulmon njeriun, nëse nuk arrin të ket sukses me sulm ai i pregadit kurtha, nëse e sheh se njeriu nuk bie në kurthat e tij fillon ta mashtroj, e nëse nuk mundet ashtu, tenton ta frikësoj e nëse nuk mundet ashtu, fillon ta vë në dyshime, nëse nuk mundet ashtu, ai veprat jo të mira ia zbukuron kinse janë vepra të mira, e nëse nuk mundet ashtu fillon ti paraqitet njeriut se është një këshilltarë i mire e i sinqert dhe se ia do të mirën njeriut, por përkundrazi shejtani qëllimin kryesor e ka që njeriun ta bëjë pabesimtarë dhe të digjet sbashku në zjarr me te.

Zoti i Lartmadhëruar na ka urdhëruar që mos ta dëgjojm dhe të mos shkojm hapave të shejtanit, të mos biem në grackat dhe mashtrimet e shejtanit sepse ai është armik i perbetuar dhe i hapur i njeriut, ai ka larguar nga rruga e drejtë turma të mëdha të njerëzëve. Ne duhet të logjikojm të analizojm dhe të mësojm që të mos biem në kurthat e shejtanit, sikurse po e tregoj tregimin në vijim se në çfar hapa dhe çfar metoda shkon shejtani deri sa ta shtie njeriun në pabesim:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *