Ja Ne Sa Vende Shega Përmendet Në Kur’an, Si Dhurata Nga Allahu Krijuesi i Gjithesise:

Shega përmendet në tre vende në Kur’an, dy herë sikur dhurata nga Allahu i Madheruar:”Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije).Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.”(Kur’an, 6:99)

“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.”(Kur’an, 6:141)” Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë” (Kur’an, 55:68)… (Kur’an përkthimi i Sherif Ahmetit )Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur’an thuhet se ngrënia e vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjuktivitisin atë vit. All-llahu xh.sh.e di më së miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *