RreguIIat Për Ieximin E Kur’anit!

Të lexojë Kur’an me abdes.2. Të pastrojë gojën me misvak (a brushë), para se të fillojë leximin e Kur’anit.3.Të lexojë Kur’an në vende të pastra.4.Të ulet drejt Kibles me devotshmëri, butësi, serio­zi­tet dhe kokulur.5. Të shqiptojë me zë EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM, që do të thotë: Kërkoj prej Allahut që të më mbrojë prej shejt’anit të mallkuar.6. Të lexojë me tertil (rrjedhshëm).7. Të logjikojë rreth asaj që lexon.8.Kur të lexojë Kur’an, të qajë a të bëjë sikur qan.’

9. Të lexojë me zë të bukur.10. Të lexojë me zë, nëse nuk pengon ata që falen, lexojnë a flenë.11. Të lexojë duke shikuar në Kur’an, meqë shikimi në të është ibadet (adhurim).12. Të mos bisedojë me dikë gjatë leximit, përveçse në raste urgjente.13. Të mos qeshë e as të mos luajë gjatë leximit të Kur’anit, e as të mos shikojë në gjërat që e zbavisin (ia tërheqin vëmendjen).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *