19-vjeçari që u v,r,a gjatë mesnatës, në GjiIan




Një 19-vjeçar është qëlluar gjatë mesnatës për vdekje, në Gjilan.
IndeksOnline mëson se viktima është Engjell Smerqaku.
Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më 23.10.2020 rreth orës 00:06, Stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan gjedej një person i lënduar dyshohet i goditur me një mjet të mprehtë. Patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne Spitalin rajonal në Gjilan, e pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani./IndeksOnline/



