AE DlNl PSE MAGJI’STARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA ?

AE DlNl PSE MAGJI’STARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA ?

Kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin.Gruaja, muslimane e devotshme, kishte shkuar tek gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua te ndahem prej tij!Gënjen se unë falem- ishte përgjigjur burri në foltore.Nuk e dua më atë, madje as për para- shtoi gruaja.Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore)- insistoi burri.Gruaja se bashku me babain e saj ia kthyen 40. 000 dinarë.

Pas shkurorëzimit burri shkoi tek një magjistar dhe kërkoi t’i bënte magji asaj. U pajtuan se bashku me te por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit. Pas një kohe, magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha: Ka kohe qe unë lidhem me djaj dhe mundohem t’i bej magji asaj gruaje por nuk mundemi. Pasi qe shkove ti hyra ne dhome dhe me erdhën djajtë qe i dërgova tek shtëpia e saj.Cfarë bëtë?- i pyeta.Gjetëm melaike te shtëpia e saj, qe e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd te hynte aty. Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur’an- iu përgjigjën.

Kush e ruajti këtë grua? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:… po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve”. (Jusuf, 64),Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij”. (et Talak, 3)Atë qe e ruan Allahun nuk mund ta dëmtojnë a xhinët dhe as njerëzit andaj vëlla dhe motër mbështetuni ne Allahun se Ai ju mjafton juve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *