Me Kete Dua U Luten Pejgamberët, Lutu Edhe Ti – Fituan Ata, Fito Edhe Ti..!

Me Kete Dua U Luten Pejgamberët, Lutu Edhe Ti – Fituan Ata, Fito Edhe Ti..!

U luten pejgamberët, lutu edhe ti – fituan ata, fito edhe ti.Përcillet nga Abdullah b. Omeri r.a. se Muhammedi a.s., ka thënë: “Kur Sulejmani, i biri i Davudit a.s., e ndërtoi xhaminë e Aksasë, prej Allahut kishte kërkuar tri gjëra:Të gjykuarit në përputhshmëri me ligjin e Allahut xh.sh.,Pushtetin, të cilin askërkush pas tij nuk do të mund ta kishte, dhePër secilin person që do ta vizitojë dhe do të falej në Mesxhidu-l-Aksa, ta falë Allahu dhe prej saj të dalë i pastruar nga gjunahet mu ashtu siç edhe e ka lindur nëna.”

Më pas, Pejgmaberi a.s. kishte shtuar, duke thënë: “Sa u përket dy të parave, ato iu dhanë, kurse për gjënë e tretë unë kam shpresë se edhe ajo i është dhuruar.” (Imam Ahmedi, Ibn Maxhe, hadithi është sahih). Mësimi që mund të nxirret nga hadithi është fakti se, për t’i kërkuar Allahut diçka, duhet bërë ndonjë vepër në emër të Allahut dhe sa më e madhe dhe e vlefshme të jetë vepra, aq është edhe mundësia që të na pranohen lutjet. Rast të njëjtë kemi edhe me Ibrahimin a.s. dhe djalin e tij pejgamber, Ismailin a.s., të cilët e lutën Allahun xh.sh., për disa gjëra, por këtë e bënë vetëm pasi ndërtuan Shtëpinë e Zotit, Qabenë e bekuar.Ja si e përshkruan Kur’ani famëlartë këtë: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes – luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *