Mëso këtë fjali Qe Nëse 7 Qiejtë Dhe 7 Tokat Do Vendoseshin Në Një Anë Kjo Fjale Do Peshon Me Rend..!

Mëso këtë fjali Qe Nëse 7 Qiejtë Dhe 7 Tokat Do Vendoseshin Në Një Anë Kjo Fjale Do Peshon Me Rend..!

Ka thënë i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Shtojeni thënien e dëshmisë ‘la ilahe il Allah’ para se të vijë situata e ndarjes mes jush dhe saj, dhe udhëzojini në të ata që po japin shpirt prej jush. Tha – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – se Nuhu – paqja e Allahut qoftë mbi të – i tha të birit teksa po vdiste: Të urdhëroj me ‘la ilahe il Allah’, nëse shtatë qiejtë dhe shtatë e tokat do vendoseshin në një anë dhe ‘la ilahe il Allah’ në një anë do t’i ngrinte ato ‘la ilahe il Allah”. (Transmetuar nga Ahmedi)

Në një hadith tjetër vjen se Musa – paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Zoti im, më mëso diçka me të cilën të të përmend dhe lutem! Tha: Thuaj o Musa: La ilahe il Allah! I tha: Zoti im, të gjithë robët e Tu e thonë këtë. Tha: O musa, nëse shtatë qiejt si dhe ata që gjallnojnë në të veç Meje dhe shtatë tokat janë në një anë dhe ‘la ilahe il Allah’ në një anë, “la ilahe il Allah’ do i ngrinte ato”. (Transmetuar nga Ibn Habani dhe Hakimi )

Nga Ebu Dheri – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Nuk ka rob që të thotë ‘la ilahe il Allah’ dhe më pas të v’des mbi këtë përveçse e hyn në Xhenet”. (Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Xhenaiz” (1273) dhe Muslimi në “El Iman” (93)Pasi ajo fjalë është përjashtimi i hyjnizimit -qenies i meritueshëm për t’u adhuruar- nga tjetërkush veç Allahut si dhe ia thekson meritën unikale të adhurimit Allahut të Vetëm, e gjithashtu në të qëndron veçimi i Allahut me adhurim prej gjithkujt e gjithçkaje veç Tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *