Paramendo Se Si Do Jene Enët E Xhenetit Me Të Cilat Hanë Dhe Pinë..?

Paramendo Se Si Do Jene Enët E Xhenetit Me Të Cilat Hanë Dhe Pinë..?

Enët e Xhenetit me të cilat hanë dhe pinë.Allahu i Madhëruar thotë:يُطَافُ عَلَيْهِمْ بِصِحَافٍ مِنْ ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ ۖ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنْفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ ۖ وَأَنْتُمْ فِيهَا خَالِدُونَAtyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojnë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. Kuran [43-Ez-Zuhruf:71]Një prej komentuesve të Kuranit, El-Kelbi, thotë se flitet për enë prej ari.. Po ashtu, Allahu thotë sërisht:يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَAtyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. Kuran [56-El-Vakia:17]بِأَكْوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍ مِنْ مَعِينٍ Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. Kuran [56-El-Vakia:18]Ibrikët janë enë me grykë, se, nëse nuk do të kishin grykë ato do të quhëshin thjesht gota. Gjithashtu, Allahu (xh.sh) thotë:وَيُطَافُ عَلَيْهِمْ بِآنِيَةٍ مِنْ فِضَّةٍ وَأَكْوَابٍ كَانَتْ قَوَارِيرَاDhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme. Kuran [76-El-Insan:15]قَوَارِيرَ مِنْ فِضَّةٍ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًاTë tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). Kuran [76-El-Insan:16]

Allahu i Madhëruar ka njoftuar se enët e Xhenetit janë prej argjendi, por ato janë transparente dhe të tejdukshme si kristali. Enë të tilla përfaqësojnë njërën prej gjërave më të bukura dhe njëkohësisht më të mahnitshme të Xhenetit.Muxh’ahidi, Kutade, Muakilidhe Shabiu janë të mendimit se xhamat e Xhenetit janë prej argjendi , duke u bashkuar kështu bardhësia e argjendit me kthjelltësinë e qelqit.Në dy përmbledhjet e Buhariut dhe të Muslimit shenohet se Ebu Musa El-Eshariu transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ”Ka dy Xhenete prej ari me enët , stolitë dhe gjithcka në to prej ari; ka dhe dy xhenete të tjera prej argjendi me enët, stolitë dhe gjithcka në to po prej argjendi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *