SkandaIi/ U dekIarua sot nga MSH si viktimë e Covidit, miqtë e të moshuarit: Ndërroi jetë nga diabeti!

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mes pacientëve që humbën jetën gjatë 24 orëve e fundit si pasojë e Covid, ishte edhe një i moshuar nga Saranda. Ndërkohë disa të njohur të tij kanë reaguar në lidhje me njoftimin e ministrisë dhe thanë se i ndjeri nuk kishte asnjë simptomë të Covid-it kur u dërgua në spital ditën e djeshme. Ata kanë deklaruar se 61-vjeçari vuante nga diabeti dhe se çdo ditë bënte insulina. Gjithashtu është e paqartë nëse janë marrë tamponët e familjarëve të 61-vjeçarit. Ata kanë qenë në kontakt me të, kështuqë duhet patjetër të izolohen pasi janë burim i mundshëm infeksioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *