“HaIIall buka”, dy nxënës gjejnë kuletën me të hoIIa, e dorëzojnë në Stacionin e PoIicisë

Dy të rinj- nxënës e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Ky gjest i mirë, është raportuar sot rreth orës 07:55 nga dy të rinjtë- nxënës të cilët deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë- nxënësit dhe policinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse dy të rinjve-nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *