SKAN,DALl/ l riu nga Lushnja shkon të marrë patentën, “del” shtetas nga Afganistani

Dokumenti zyrtar i cili autorizon një individ të drejtojë makinë, motor apo çdo lloj automjeti, është shumë i rëndësishëm. Madje në Shqipëri është edhe e vështirë për ta marrë këtë dokument, sepse përveç se duhet të jesh i vëmendshëm për të kaluar provimin e teorisë dhe praktikës duhet të dorëzosh edhe një shumë parash që DPSHTRR-së t’i mbushet mendja që të ta japë lejen. Le t’i lëmë mënjanë këto dhe të përqëndrohemi tek rasti i pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili ka dërguar mesazh shoqëruar me disa foto në redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai është një shtetas shqiptar, me vendbanim në Lushnjë, por absurdja qëndron se kur ai ka tërhequr patentën në të shkruhej së ishte shtetas afgan.

Është e turpshme sesi neglizhohet kaq lehtë me një mjet që është tepër i rëndësishëm për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *