Labi i bashkohet Vetëve,ndosjes? Ky është mesazhi i tij për GIauk Konjufcën

Labinot Tahiri i bashkohet Vetëvendosjes? Ky është mesazhi i tij për Glauk Konjufcën
Pas një lajmi që po qarkullon në disa media, se nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca nuk po i respekton masat e COVID-19 pasi është parë duke ecur pa maskë në qytet vetëm, ndonëse këtu ka të drejtë Konjufca për shkak se kur je vetëm nuk ke nevojë të bartësh maskë, ka reaguar ish deputeti Labinot Tahiri.

Ai në një postim në Facebook dhe në një tjetër formë i është drejtuar Konjufcës duke i thënë se nuk ka nevojë ta vendos fare maskën, pasi Tahiri nuk beson në COVID. Mirëpo ajo që bie në qendër të vëmendjes në mesazhin e tij, është se i shkruan Konjufcës duke i thënë se “Shpejt hiqen këto maska e besa do të udhëtojmë së bashku pa maska në parlament gjatë zgjedhjeve”, përcjellë “Bota sot”. Kujtojmë se pas largimit të tij nga AAK-ja, Labinot Tahiri ka filluar përkrahjen për Albin Kurtin.Postimi i plotë: Të më falni por e sakt!

Zoti ju ruajt popull nga duart e liga dhe nga njerezit e lig që ua kanë shkatrrua ardhmerinë! Se po te ishte e mire çdo udheheqesi, sot Kosova nuk kishte pas nevoj as pêr me ia shtri Doren Evropës dhe as askujt e me mbet vendi i nenshtruar pran nderkombetarëve si sot qe jemi!

Nuk jane ne gjendje me e sherua nje femijë, nje vend pune nuk jane ne gjendje me e ba per nje te rinjë, por krenohen me sa gjoba po i denojnë te rinjet dhe i harruan premtimet kur i permendnin me qindra mijera vende pune! Tash kishe po kalxojm gjoks se sa mujna ne me denua qytetarin!

Dale nga dale do te ja leshoni edhe SAMARIN sipas gares që po e beni. Isha ne Turqi, Bullgari, Greqi as pak panik dhe as pak kujdes sikur te ne nuk ishte por punonin i madh e i vogel këtu dite e nat duke e nenshtru nje POPULL! Glaukut i shkrova mire lexone me vemendje mos ja futni aty komente veq prej havase. Zoti qoftë me ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *