Protesta masive dhe përIeshje me autoritetet ndaj masave anti-Covid, napoIitanët shkatërrojnë qytetin!

Qindra njerëz mbushën rrugët e Napolit për të demonstruar përpara selisë së Rajonit Campania kundër masave kufizuese dhe mbylljes së vendit për shkak të Covid-19. Protesta është shoqëruar me pérplásje të forta mes qytetarëve dhe autoriteteve. Shkak për ngritjen e tyre është bërë një njoftim i guvernatorit De Luca për të rikthyer karantinën, pasi ditët e fundit Italia po përballet me një numër të lartë rastesh të reja me Covid-19. Shumica e protestuesve ishin të rinj, kryesisht biznesmenë dhe tregtarë, ndërsa marshuan në rrugë duke djegúr dhe shkátërruar qytetin.

Autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe tymuese për t’i shpërndarë ata, por nuk zmbrapseshin lehtë, pasi një grup demonstruesish janë parë duke góditur dhe thyer xhamat e një makine efektivësh. Shumë të rinj, të cilët, duke sfiduar shtetrrethimin që filloi në orën 11:00, dolën në rrugë me skuter duke u rënë borive dhe duke drejtuar parulla dhe fyerje kundër guvernatorit. “Disa ditë më parë politikanët na kërkonin për të marrë votat, tani në pengesën e parë na mbyllin dhe na braktisin”, dëgjoheshin duke thirrur protestuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *