l Derguari Muhamedi alejhi selam e thoshte cdohere kur hynte mengjesi dhe mbremja kete LUTJE

Muhamedi alejhi selam e thoshte cdohere kur hynte mengjesi dhe mbremja kete LUTJE

Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhuma) ka thënë:

”Profeti ﷺ nuk e kishte zakon t’i braktiste këto lutje kur hynte mëngjesi dhe mbrëmja:

”O Allah! Të lutem Ty që të më japësh mirëqënie si në dynja ashtu dhe në Ahiret. O Allah! Të lutem Ty që të më falësh dhe të më japësh mirëqenie në fenë time dhe në dynjanë time, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! Mi mbulo mangësitë e rrëshqitjet e mia dhe më jep siguri nga gjërat e frikshme. O Allah! Më mbro nga përpara, nga mbrapa, nga e djathta, nga e majta dhe nga lart. Unë kërkoj mbrojtje nga Ti me Madhështinë Tënde nga ndëshkimi që mund të më vijë nga poshtë meje1.” 2

1 Uaki ka thënë: ”Kjo do të thotë, me rrëshqitje të dheut.”
2 Ahmedi dhe të tjerë.

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 9

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *