Kërkonte ndihmë por spitaIet ia mbyIIën dyert, shikoni videon ku 53-vjeçari i ndjerë rrinte uIur dhe i sfilitur në trotuar

Lajmi për 53-vjeçarin nga Ndroqi, i cili ndërroi jetë për shkak se e sorollatën nëpër dyert e spitaleve dhe askush nuk e mori seriozisht gjendjen e tij, ka tronditur thellë opinionin publik. Së fundmi, në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe Sekretari i PD Gazment Bardhi, i cili ka publikuar një video në të cilën 53-vjeçari dëgjohet duke kërkuar ndihmë.

Lutfi Çekiri dhe e shoqja dëgjohen të thonë:

Më thanë shko këtu, shko atje, më përzunë…Shikoje, ata thonë çojë tek politklinika e fshatit, ku ka fuqi ky, ky s’qëndron dot në këmbë, ka nevojë të shtrohet dhe për sërume.
Ndërkohë në videon e publikuar nga Bardhi, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklarojnë se në spitale nuk ka kolaps.

Bardhi shkruan në video:

Ramën me realitetin: Shëndetësia, dështimi më i rëndë i Edi Ramës. Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare Ilaçet nuk janë të sigurta. Sistemi është i rënuar. Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston. Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati. Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë! Denonco, shpërndaje këtë video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *