Keni Kujdes..! Shpërthen Covid-19 në këtë qytet shqiptar, sot janë regjistruar 66 raste të reja..!

Dita e sotme ka shënuar një rekord të zi për vendin tonë, pasi janë konfirmuar 311 raste të reja dhe 6 vi k tima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Shqipëri – Numri i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 76

Një nga qytetet me numrin më të lartë të infeksioneve paraqitet Fieri, ku janë regjistruar plotë 66 raste të reja dhe situata duket tepër e rënduar nga virusi.

Qytetarët e Fierit janë në hall të madh, pasi në deklaratën e ministrisë nuk jepen detaje lidhur me vendet apo institucionet ku janë regjistruar 66 rastet e sotme, gjë e cila nuk të jep mundësinë të mbrohesh.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *