Bashkëshorti u shua në minierën e Dibrës, gruaja e minatorit kërkon ndihmë: Kam tre jetimë për të rritur!

Ngjarja e rëndë e ndodhur në minierën e ‘Balgjajt’ ka tronditur të gjithë publikun, teksa familjarët e viktimave kërkojnë ndihmë. Gruaja e Ruzhdi Rushitit, e cila ka mbetur e ve pasi i shoqi ndërroi jetë në tragjedi, ka rrëfyer se ka tre fëmijë. Ajo i kërkon ndihmë shtetit, teksa thotë se fëmijët deri tani kanë jetuar nga paratë që merrte i shoqi dhe tani që mbetën jetimë do të vuajnë akoma dhe më keq.

Gruaja e Ruzhdi Rushitit deklaroi se:

Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë.
Ndërkohë një fqinj i viktimave ka deklaruar se familjarët e viktimave gjenden në vështirësi ekonomike.

Një fqinj tha:

Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë. Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu.
Ngjarja e rëndë në Dibër la pas 3 viktima. Trupat e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha, dhe të dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u nxorën ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *