A Është E ObIigueshme Pastrimi Pas Marrë’dhënieve lntime..?




Është e obligueshme larja pas marr’ëdhënieve in’time.Në të vërtetë, pasi të vijë deri te prekja (takimi) e organeve gje’nitale, qoftë edhe pa ejakuluar, larja ose gusli bëhen të obligueshme. Larja mund të bëhet bashkarisht, ashtu siç e ka bërë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. në transmetimin të cilin e përcjell Ajsheja r.a.: “Jam larë me të Dërguarin ALEJHI SELAM nga një enë, e ai më tejkalonte në marrjen e ujit nga ajo enë, kështu që thashë: Më ler edhe mua! Më ler edhe mua! Ka thënë: Kemi qenë të dytë xhunub.”[ Buhariu, Sahih: 5-Kitabu-l-gusli, 2-Babu gusli-r-rexhuli me’a imre’etihi, hadithi nr. 250; Muslimi, Sahih: 3-Kitabu-l-hajdi, 10-Babu-l-kadri-l-mustehabbi mine-l-mai fi gasli-l-xhenabeti, hadithi nr. 320 dhe 321.]




Domethënë, pasi që burri dhe gruaja bashkarisht mund të lahen, kjo tregon se ata lirisht mund të shikojnë dhe të prekin pjesët e tyre, të turpshme, të trupit. Dijetarët muslimanë, duke u mbështetur në hadithin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. të cilin e transmeton Behz ibn Hakim, nga babai i tij ndërsa ai prej gjyshit të tij, se e ka pyetur të Dërguarin s.a.v.s.:“Çka është me vendet tona të turpshme të cilat i tregojmë?”




Ai është përgjigjur: “Ruaji vendet tuaja të turpshme nga secili, përveç prej gruas tënde…”[Tirmidhiu, Sunen: 44-Kitabu-l-edeb, 22-Babun ma xhae fi hifdhi-l-‘avreti, hadithi nr. 2769 dhe e vlerëson si transmetim hasen.] kanë ardhur në përfundim se është e lejuar që burri dhe gruaja të shikojnë dhe të prekin vendet e turp shme. Kështu, për shembull, Ibn Haxheri mendon se ky hadith udhëzon në lejimin e shikimit të vendeve te turpshme të bashkëshortes (bashkëshortit), [Krahaso: El-Mubarekfuri, Tuhfetu-l-ahvedhi, 8/54.] ndërsa Ibn Urve el-Hanbeli mendon se me këtë lejohet shikimi, prekja dhe kënaqja në atë pjesë të trupit, ngjashëm siç mundemi të shikojmë te bashkëshorti (bashkëshortja) pjesët tjera të trupit, prekjen apo të kënaqemi me to! [Adabu-z-zefafi fi-s-sunneti-l-mutahhereti, fq. 111.]Allahu e di me se miri



