Altin Goxhaj taIIet me policët: Nuk mbaj maskë, është shkeIje e të drejtave, më vini gjobën se s’kam kohë!

Mbajtja e maskës ëshë bërë një rutinë e përditshme pas vendimit të qeverisë. Nëse ky urdhër qesharak nuk do të zbatohet, policia ka për detyrë të gjobisë me 30 mijë lekë. Me shkeljen e këtij urdhëri është përballur edhe avokati Altin Goxhaj. Ky i fundit është kapur për herë të dytë pa maskë. Rasti i dytë është rasti mbrëmjes së sotme, ku Goxhaj ka qenë pa maskë dhe ka kërkuar me insistim gjobë, por sipas avokatit, efektivët i kanë thanë se vetëm do i jepnin një këshillim duke zgjedhur që ta falnin këtë herë.

Biseda mes avokatit dhe policit:

Goxhaj: Nuk mbaj maskë. Refuzoj ta mbaj maskën.
Polici: Për çfarë arsye?
Goxhaj: Sepse është në shkelje të ligjit dhe të drejtave të mia të Kushtetutës. Dhe unë kam refuzuar e do refuzoj që të mbaj maskën.
Polici: Mirë po fike atë…

Goxhaj: Jo nuk e fik, e mbaj gjithmonë hapur. Do të identifikohem? Të nxjerr kartën e identitetit. Urdhëro. Kjo është karta ime e identitetit, e mbaj gjithmonë në qafë por ngaqë vesha trikon e nxora nga qafa që të mbaroj punë shpejt. Nëse do të vesh gjobë, vendose shpejt se nuk kam kohë.
Polici: Një këshillim nga ana jonë.

Goxhaj: Këshillim? Ma kanë vënë një gjobë 30 mijë lekë. Po pres 50 mijë lekëshen që ti bëj të dyja bashkë dhe të filloj nga puna. Mirupafshim. Nuk na vunë gjobë, insistuam të na e vejnë njësoj si me 50 milionëshin, por nuk na e vunë. E kanë siklet të na vejnë gjobën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.