Mësoje Se Ku Janë Shënuar Gjëra Që Do Të Ndodhin..?




Mësoje Se Ku Janë Shënuar Gjëra Që Do Të Ndodhin..?
A e dini se ku janë shënuar gjëra që do të ndodhin..?•Levhi Mahfudhi është pllaka ku janë shënuar gjëra që do të ndodhin.Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar jetëgjatësinë e njeriut dhe kohën e vdekjes së tij, si dhe e ka përcaktuar çdo gjë, që ka ekzistuar në të kaluarën, që ekziston në të tashmën, dhe që do të ekzistojë në të ardhmen. Muslimani e ka për obligim të besojë se asgjë nuk ndodhë rastësisht në këtë gjithësi, veçse është e përcaktuar në gjithëdijën e Allahut.
Jeta dhe vd’ekja, kur bëhet fjalë për zgjatjen apo shkurtimin e tyre nuk janë në zgjedhjen e njeriut, ato rrjedhin sipas planit të Krijuesit për këtë gjithësi. Kjo, ka të bëjë me besimin në çështjen e “kaderit” (përcaktimi i paraqenë), i cili është kushti i gjashtë i besimit islam. Nocioni “kader”, në kuptim të përgjithshëm nënkupton “Diturinë e Allahut të Madhëruar dhe Vullnetin e Tij të lartmadhërishëm që në ezel (pafillimësi[6]), ndaj çdo gjëje që në kohën kur ato të sillen në ekzistencë të krijohen sipas kësaj dhe kësaj cilësie” (علم اللهِ تعالي و إرادته سبحانه الأشياء في الأزل حين توجد أن توجد علي صفة كذا و كذا)[7].




Kjo do të thotë se jetëgjatësia e njeriut dhe momenti i vde’kjes së tij (exheli) janë të përcaktuar në gjithëdijën e Allahut akoma pa ndodhur ato.Kjo gjithëdije e Allahut, përbën fazën e parë dhe kryesore në të cilën mbështetet ekzistimi i jetës dhe vdekjes, po edhe i çdo gjëje tjetër.Ndërsa, faza e dytë është evidentimi (shkrimi) i jetës dhe vde’kjes në librin i cili quhet “Levhi Mahfudh”[8] (Pllakën e Ruajtur), e cila mban të regjistruar çdo gjë që do të ekzistojë në këtë gjithësi, me detajet më të hollësishme të tyre, dhe është reflektim i drejtpërdrejtë i gjithëdijës së Allahut për ekzistimin e gjërave.



