Meleku Xhibril (Alejhi Selam) E Pyeti Muhamedin (Alejhi Selam) Se Kur Do Të Ndodhë Kij’ameti?




Xhibrili (alejhi selam) e pyeti Muhamedin (alejhi selam) se kur do të ndodhë Kij’ameti?Profeti (alejhi selam) i tha:“I pyeturi rreth saj nuk është më i ditur se pyetësi.”(Buhariu)Xhibrili (aleji selam) nuk e di kur do të ndodhë Kij’ameti, po kështu as Muhamedi (alejhi selam), as Isai (alejhi selam) nuk e di kur do të ndodhë Kij’ameti edhe pse ai do të zbresë në tokë afër Kij’ametit.




Imam Malik përcjell se Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë“Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) të thotë një muaj para se të vd’esë:“Mua më pyesni kur është Kij’ameti, ndë rkohë që dituria rreth tij është tek Allahu?! Unë betohem në Allahun se në tokë nuk do të mbesë njeri që tani mer frym pasi t’i ketë mbushur një qind vjet. “Sqarim i fjalës së Profetit: “Pas një qind vjetëve nuk ka për të mbetur njeri i gjallë prej njerëzve që marin frymë sot.”I Dërguari (alejhi selam) ka thënë :“Unë jam dërguar dhe Ora e Kij’ametit është larg meje aq sa këta dy (gishtërinj).”(Duke bashkuar dy gishtërinjt e tij, gishtin tregues dhe gishtin që vjen pas tij)(Buhariu)



