Këtij Njeriu i Kanë Z’ili Profetët Dhe Dëshmorët Per Vepren E Tije Te Mrekullushme..

Këtij Njeriu i Kanë Z’ili Profetët Dhe Dëshmorët Per Vepren E Tije Te Mrekullushme..

Ebu Hurejra r.a. tregon:”Pejgamberi a.s.ka thënë:”Allahu do t’i fusë në Hijen e Tij shtatë (lloje njerëzish) Ditën e Kijametit, në Ditën kur nuk ka Hije veç Hijes së tij (dhe këta shtatë lloj njerëzish janë): 1. Sunduesi i drejtë; 2. Një djalosh i ri i rritur në adhurim të Allahut; 3. Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë (i cili vazhdimisht i fal të pesë namazet e detyruara gjithnjë në xhami);4.Dy vetë të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për Hir të Allahut: ata takohen dhe ndahen vetëm në çështjen e Allahut;5.Ai i cili nuk pranon ftesën e një gruaje të bukur e joshëse nga shtresa të larta për të bërë im’oralitet me të duke i thënë asaj: ‘Me të vërtetë që unë kam frikë Allahun’; 6. Një njeri i cili jep Sadaka (shpërndan, bën bamirësi) aq fshehur saqë as dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë (askush nga njerëzit nuk e di se sa ka dhënë ai si bamirësi); dhe 7. Një njeri i cili e përmend Allahun në vetmi dhe sytë i mbushen me lotë.” (660) [Buhari:660]

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të -, nga i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – vjen se ai ka thënë se: “Një person vizitoi një vëlla të tijin në një tjetër vendbanim dhe Allahu vuri në mbikqyrje një engjëll në shtegun e tij që kur i erdhi i tha: Për ku? I tha: Për tek një vëlla imi në këtë fshat. Tha: A ke prej tij ndonjë të mirë që don ta kultivosh? I tha: Jo, vetëm se unë e dua atë për hatër të Allahut të Lartësuar e Lartëmadhëruar. Tha: E pra unë jam një i dërguar i Allahut tek ty për të të thënë se Allahu të don ty sikurse e don ti

Muadhi vjen se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë:”Allahu i Lartësuar dhe i Lartëmadhëruar ka thënë: Për ata që duhen për hatër të Lartëmadhërisë Sime ka vende të larta prej drite dhe ata (për këtë) i kanë zili profetët dhe dëshmorët”. [Tirmidhi:2390]

Nga Ebu Idris el Khaualani Allahu e mëshiroftë vjen se ka thënë hyra në një xhami të Damaskut kur ja nja djalosh mbuluar nga hijeshia dhe me të njerëzit. Kur ata debatonin në diçka bazoheshin tek ai dhe importonin prej mendimit të tij. Pyeta për të dhe më thanë: Ky është Muadh ibn Xhebeli.Të nesërmen emigrova dhe e gjeta të kish emigruar (shkuar) para meje, e gjeta të falej dhe e prita derisa e kreu faljen e tij pastaj i erdha nga përpara i dhashë selam dhe më pas i thashë: Për Allahun që unë të dua për hatër të Allahut! Tha: A për hatër të Allahut? I thashë: Për hatër të Allahut. Tha: A për hatër të Allahut? I thashë: Për hatër të Allahut. E tërhoqi anën e rrobës dhe më afroi tek vetja. Tha: Përgëzime. Vërtetë që kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Allahu i Lavdishëm dhe i Lartësuar ka thënë: Dashuria Ime është fakt për ata që duhen për hatrin Tim, për ata që kuvendojnë për hatrin Tim, për ata që vizitojnë njëri-tjetrin për hatrin Tim dhe për ata që shpenzojnë për hatrin Tim”. Transmetim i saktë, transmetuar nga Maliku në “El Muetea” (1711)

Leave a Reply

Your email address will not be published.