Kujdes..! Nuk Lejohet Për Njeriun Duke Qenë Në Sexhde Që Të ..

Imam Ibën Uthejmini , Allahu e mëshiroftë ka thënë:“Nuk lejohet për njeriun duke qenë në sexhde që të ngrejë duart e tij ose njërën prej tyre, ose këmbët ose njërën këmbë të tij, sepse detyrë është që të bëjë sexhde më shtatë gjymtyrët:balli me hundën, dy duart, dy gjunjtë dhe gishtat e këmbëve. Nëse ai i ngre derisa ngrihet prej sexhdes namazi i tij është i pavlerë (batil).Ndërsa nëse e ngre (një prej gjymtyrëve) e pastaj e ul përsëri me të shpejtë shpresoj që nuk ka nevojë që ta përsërisë namazin.”{Sherh Rijadus Salihin, vëll.4}

Leave a Reply

Your email address will not be published.