Ky eshte caktimi (Kaderi) i Allahut ndaj pranoje si do qe te jete.Atij qe Zoti ja do te miren e sprovon..!

Kaderi është dija e Allahut të Lartësuar lidhur me të gjitha krijesat para krijimit të tyre. Ai krijoi të gjitha krijesat me vullnetin dhe fuqinë e Tij në pajtim me dijen e Tij. Besimi në kader përmban dy kushte:

Kushti i parë: Të besosh se Allahu i Lartmadhërishëm para se t’i krijonte robërit e dinte se çfarë veprash do t’i

bëjnë ata, qofshin të mira apo të këqija dhe këtë e shkroi tek Ai.

Kushti i dytë: Të besosh se Allahu ka krijuar të gjitha veprat e robërve me vullnetin e Tij.

Është vërtetuar në Kuran dhe në sunnet dhe i tërë ummeti pajtohet me atë se besimi në kader është njëra nga shtyllat e Imanit dhe se ajo që do Allahu të ekzistojë ekziston, e ajo që Ai nuk do që të ekzistojë nuk ekziston. Andaj detyrohemi ta besojmë kaderin, gjegjësisht caktimin e Allahut për të mirë dhe të keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *