Lutje te cilen na i mesoi i Derguari Allahut. E Thoshte Shpesh Kur Hynte Mengjesi Dhe Mbremja




Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhuma) ka thënë:
”Profeti ﷺ nuk e kishte zakon t’i thoshte këto lutje kur hynte mëngjesi dhe mbrëmja:
”O Allah! Të lutem Ty që të më japësh mirëqënie si në dynja ashtu dhe në Ahiret. O Allah! Të lutem Ty që të më falësh dhe të më japësh mirëqenie në fenë time dhe në dynjanë time, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! Mi mbulo mangësitë e rrëshqitjet e mia dhe më jep siguri nga gjërat e frikshme. O Allah! Më mbro nga përpara, nga mbrapa, nga e djathta, nga e majta dhe nga lart. Unë kërkoj mbrojtje nga Ti me Madhështinë Tënde nga ndëshkimi që mund të më vijë nga poshtë meje1.” 2
—————————————————
1 Uaki ka thënë: ”Kjo do të thotë, me rrëshqitje të dheut.”
2 Ahmedi dhe të tjerë.
Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 9



