Më në fund vjen Iajmi i madh për shqiptarët/ Do rriten rrogat, ja sa do shkojnë




Prej 1 janarit të vitit që vjen nuk do të ketë më paga nën kufirin e 30 mijë lekëve në muaj.
Ministrja Denaj: Çdo tension politik ndikon në ekonomi – Hapur
Këshilli Kombëtar i Punës miratoi një ditë më parë vendimin për rritjen e pagës minimale me 4 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që është aktualisht në 30 mijë lekë.
MINISTRJA DENAJ




Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se përmes rritjes me 15.4 për qind të pagës minimale synohet ruajtja e nivelit të jetës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor.
“Rritja e pagës minimale ka qenë gjithmonë iniciativë e qeverisë, në kuadrin e ‘Pagës së Denjë’ për ‘Punë të Denjë’, duke pasur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që ‘përgjegjësia sociale’ e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.
Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809, datë 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %. Me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor”, tha ministrja.



