Mos e Humbisni..! Këto Janë Disa Nga Shenjat E Shfaqura Te Kij’ametit ..!




Prej shenjave tё shfaqura ёshtё edhe pёrhapja e zinasё (kurvёrisё) dhe shtimi i saj ndërmjet njerёzve.I Dёrguari i Allahut alejhi selam ka paralajmёruar se kjo ka pёr tё qenё njё shenjё prej Shenjave tё Kij’ametit.Nё dy Sahihet përcillet nga Enesi se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Prej shenjave tё Kij’ametit…pёrhapja e k urv’ërisë.”[1]Nga Ebu Hurejra përcillet se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё:“Për njerёzit kanё pёr tё ardhur vite mashtruese…nё to do tё pёrhapet imo’ra liteti.”[2]




Mё tronditёse se kjo ёshtё konsiderimi i im’orali si gjё e lejuar (hallall).Nga Ebi Malik Eshariu na përcillet se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Nё umetin tim ka pёr tё pasur disa njerёz, tё cilёt kanё pёr tё kosideruar si tё lejuar kur’ё rinё dhe mёndafshin.”[3]Nё kohёn e fundit, pasi tё mos ketё mё besimtarё, kanё pёr tё mbetur nё tokё njerёzit mё tё kёqinj.
Ata do tё sillen sikur tё ishin gomerё.Nga Neuas ibn Sem`ani na përcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Pastaj mbeten njerёzit mё tё kёqinj,tё cilёt sillen si gomerё tё babёzitur[4]. Mbi kёta njerёz ka pёr t’u bёrё Kij ameti.”[5]Nga Ebu Hurejra na përcillet se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Pasha Atё nё dorё tё tё
Cilit ёshtё shpirti im, ky umet nuk ka pёr tё mbaruar derisa tё çohet burri dhe ta shtrijё gruan nё rrugё. Mё i miri midis tyre atё ditё ka pёr tё qenё ai që thotё: “Sikur tё kishe marrё gruan dhe tё shkonit pas kёtij muri, qё tё mos dukeni.
”[6]Kurtubiu[7] nё librin e tij “Sqaruesi i asaj qё duket e pakuptueshme nga shkurtimi i Sahihul Muslim”, nё lidhje me hadithin e Enesit ka thёnё:“Nё kёtё hadith ka njё shenjё prej shenjave tё profecisё, sepse i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka paralajmёruar disa gjёra, tё cilat kanё ndodhur ashtu sikurse ka paralajmёruar dhe veçanёrisht nё kёtё kohё.”[8]Kjo ka ndodhur nё kohёn e Kurtubiut, nё kohёn tonё njё gjё e tillё ёshtё mё e pёrhapur pёr shkak tё kaplimit tё in jorancёs sё madhe dhe pёrhapjes sё tё keqes midis njerёzve.




[1]Sahihul Buhari bashkё me shpjegimin e Ibn Haxherit 1/178, Kreu i dijes, tema:“Fundosja e dijes dhe pёrhapja e injo rancёs.”Sahihul Muslim bashkё me shpjegimin e Neueuiut 16/221,Kreu i dijes, tema: “Fundosja e dijes,shfaqja e injor ncёs dhe e fitneve.”[2] Mustedrak El Hakim 4/512. Hakimi thotё se zinxhiri i transmetimit tё kёtij hadithi ёshtё i saktё, por qё Buhariu dhe Muslimi nuk e kanё transmetuar. Kёto fjalё i ka mbёshtetur edhe Dhehebiu.Gjithashtu, kёtё hadith e ka konsideruar tё saktё shejh Albani, por nuk ka pёrmendur fjalёt “nё to shtohet imo’raliteti”.Shih:“I sakti i tubuesit” 3/212, nr i hadithit;3544.
[3]Sahihul Buhari bashkё me shpjegimin e Ibn Haxherit 10/51, Kreu i tё pirit, tema:“Rreth atyre qё e kosiderojnё tё lejuar pijen dehёse dhe e th ërrasin atё jo me emrin e saj.”[4]Nё kёtё hadith ёshtё pёrdorur fjala arabe “Jet eheraxhun”,e cila nё origjinё nёnkupton teprimin por nё kёtё hadith ajo nёnkupton teprimin nё kryerjen e mar’dhёnieve.Ndёrsa kuptimi i hadithit ёshtё ky:Burrat e kёtyre njerёzve kryejnё marёdhёnie me gratё nё prezencё tё njerёzve tё tjerё, ashtu sikurse bёjnё edhe gomerёt.Shih:“Pёrfundimi i Ibn Ethirit” 5/257.




[5] Sahihul Muslim bashkё me shpjegimin e Neueuiut 18/70, Kapitulli i fitneve dhe i shenjave tё Kijametit.[6] Hejthemi ka thёnё:“Transmetuesit e kёtij hadithi janё transmetuesit e Sahihut. Shih: “Tubuesi i shtesave” 7/331.[7] Ai ёshtё Ebul Abas, Ahmed ibn Omer ibn Ibrahim ibn Omer El Ensari El Kurtubiu, njё prej dijetarёve tё hadithit dhe tё fikhut maliki.Ai ёshtё m ësuesi i Kurtubiut, dijetarit tё njohur tё tefsirit Ebu Abdullah Muhamed ibn Ahmed El Ensari.Ebul Abas, ndryshe njihet si Ebul Muzejen.Ai ka vde kur nё Aleksandri tё Egjiptit nё vitin 656 hixhri.Shih:“Fillimi dhe fundi” 13/213,“Pishtarёt e Zerkeliut” 1/186.[8] “Çelja e Krijuesit” 1/179.



