Motër e vëlla mbyIIën sytë nga korona në Përrenjas: Të afërmit përIotin rrjetin: S’ bën më nëna si ata




Ditën e sotme, qyteti i Përrenjasit është në zi, pasi koronavirusi mori dy njerëz me kontribute qytetare. Brenda pak orëve, vëlla e motër, Irena mësuese dhe Agron Bajlzoi efektiv policie, ndërruan jetë si pasojë e virusit.
Vdiq bashkë me të motrën nga Covid, Agron Bajlozit i vranë djalin gabimisht në Vlorë në 2013 – Abc News
Në shkollën ku jepte mësim Irena Bajlzoi ka pllakosur heshtja, pasi kolegët e tro nditur, shprehen se akoma nuk e besojnë atë që ka ndodhur. “Nuk bën nëna mësuese të dytë si ajo” tha një kolege.




Ndërsa një tjetër u shpreh se ka mbetur i shokuar. “Në të vërtetë kemi mbetur të shokuar, pa fjalë, ishte një gjë që edhe tani mendoj se nuk është e vërtetë.
“Zoti u dhënë forcë e durim, kurajo. Njerëz të sjellshëm të respektuar të dashur. Nuk e di” tha një qytetar. Një tjetër bëri apel që të dëgjohen specialistët dhe jo politika. “Duhen dëgjuar specialistët, larg politikës. Populli nëse dëgjon ekspertët do të kemi më pak humbje”.



