Në “gjumë” te thellë lnspektoriati, produktet me vaj k ancerogjen të palmës mbushin raftet e marketeve




Në “gjumë” te thellë lnspektoriati, produktet me vaj k ancerogjen të palmës mbushin raftet e marketeve
Nuk është vetëm djathi në marketet e Kosovës, por janë më qindra produkte të tjera, të cilat qytetarët i përdorin çdo ditë e që kanë përmbajtje të vajit të palmës. Autoriteti Evropian për Sigurim Ushqimorë kishte konstatuare se vaji i palmës është k ancerogjen.
Kësisoj maketet po vazhdojnë t’i mashtrojnë qytetarët e Kosovës duke i mbajtur këto produktet në raftet së bashku me produktet e qumështit. Përkundër që ditë më parë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznes për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore. Një gjë e tillë nuk po ndodh, këto produkte po vazhdojnë të jenë në të njëjtin raft më produktet e qumështit.



