Poiicët dënojnë qyetarët brenda makinës, shoferi: Të dy jemi me maska, s’e kuptoj çfarë maske duan?!




Vetëm dy ditë pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që e bën të detyrueshme vendosjen e maskave, policia ka nisur aksionin për gjobitjen e qytetarëve që kapen në rrugë pa to. Rastet e shoqërimit dhe gjobitjes kanë qenë të shumta, të publikuara edhe nga redaksia jonë, ku disa efektivë në Tiranë u filmuan duke shoqëruar me forcë një vajzë, pasi e kishin kapur pa maskë. Po ashtu një rast i ngjashëm ndodhi në Kamëz, ku ndaluan një të ri. Ndërsa së fundmi rasti i radhës na vjen nga Durrësi, ku siç shihet edhe në videon e dërguar nga një qytetar, policia e ka ndaluar dhe i ka vënë gjobë 30 mijë lekë të vjetra atij dhe personit që ndodhej në makinë me të. Ndërkohë qytetari shprehet se i kanë maskat, por policët duken të vendosur në qëndrimin e tyre dhe i shkruajnë gjobën pa i dhënë asnjë shpjegim dhe arsye bindëse.
https://www.instagram.com/tv/CGcoyrYqCR2/?utm_source=ig_web_copy_link