Prindërit shokohen gjatë skanerit 4D të foshnjes, i përshëndet me gishtin e mesit..!




Të shquhesh si trazovaç apo rebel nuk do të thotë se je bërë i tillë gjatë jetës, përkundër disa foto do t’ju dëshmojnë të kundërtën. Një çift që po gëzonin momentin, teksa shihnin në skaner foshnjen e tyre të palindur, kanë treguar përmes disa pamjeve se fëmija i tyre i ka surprizuar duke u nxjerrë gishtin e mesit.
Pas skanerit 4D, prindërit janë shokuar nga pamja që u dhuroi foshnja e tyre. Jess Johnson, dhe i fejuari i saj David Leuis, janë habitur nga djali i tyre dhe veprimi i tij i pacipë. Me shaka nëna është shprehur se me atë veprim, foshnja u ka treguar prindërve të tij se kishin pasur mjaft fotografi të bëra ndaj ato ishin të tepërta.




Mami u shpreh se:
Ndihem më e lehtësuar që bashkëshorti im erdhi ta shihte fëmijën në bark, teksa bënte atë veprim pasi nuk mendoj se do të më besonte nëse nuk do ta kishte parë me sytë e tij. Ne hymë brenda dhe mjekët filluan të më skanojnë. Foshnja ishte pak e ndrojtur, ndërsa mbulonte fytyrën dhe po jepte disa sinjale sikur donte të thoshte se po lodhej. Në fund të skanimit bebi filloi të mbulohej përsëri sikur donte të thoshte, “keni bërë mjaft foto, më lini vetëm tani”.



