Pse ky fshati shqiptar me super vila po braktiset, gjysma e banorëve janë larguar (Video)




Pse ky fshati shqiptar me super vila po braktiset, gjysma e banorëve janë larguar (Video)
Fshati Manati ndodhet 3 km në juglindje të qytetit të Lezhës. Ajo që të bie në sy që në hyrje të fshatit janë vilat shumëkatëshe, pjesa më e madhe e të cilave sot janë bosh. “Unë jam 72 vjeç nënë e 5 djemve, jetoj vetëm se nuk kanë ca bëjnë fëmijët këtu. Në 91 kanë ik tre të mëdhenjtë, kurse i vogli ka ik vjet”, thotë Prene Zefi, banore e fshatit.
“Mua më me ardh një shoqe me ndenj me mu, mua më gjen duke folur me vete. Me kë të flas, me macen, me qenin, me pulën? Po fol me to, i ndjell, kaloj m ërzinë. Mbrëmjet kur të erret merrem me televizorin, vetmia është gjë e ke qe. Zot mos ja jep kujt! Kanë ikur të tërë, të tërë nga dy pleq për derë jemi. S`është kurrkush këtu”, tregon ajo.



