Ja sesi duket nga afer guri i zi në Qaben e Shenjtë! Ky gur ka zbritur nga Xhenneti! (Video)




Guri i Zi është gur i sjellë nga xheneti, gjatë ndërtimit të Qabesë nga ana e Ibrahimit a.s Allahu xh.sh. ia kishte zbritur nga xheneti që ta vendonte në këndin jugor të Qabesë.
Në periudhën kur mekasit rindërtuan Qaben (18 vite para hixhretit) Muhamedi a.s. (kishte 35 vjet) me duart e tij të ndershme kishte rivendosur gurin e zi në atë kënd në të cilin kishte qen me mijë vjet. Ky gur ishte i bardhë, por mëkatet e njerëzve e kishin nxirë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Guri i zi kishte zbritur nga xheneti, ishte më i bardhë se sa qumështi, por gabimet – mëkatet e njerëzve e kishin nxirë.”[1].




Të dhënat historike pohojnë se brendia e gurit ti zi ende është i bardhë ashtu siç ka zbritu[2]. Të mos lëmë në harresë faktin se, nëse mëkatet kanë ndikuar në gurin, atëherë ndikimi i mëkateve në zemrat e njerëzve është edhe më fuqishëm dhe më me ndikim.