Shiko si duket gjuha e një studenti pas thumbimit nga bleta..




Shiko si duket gjuha e një studenti pas thumbimit nga bleta..
Një video qesharake paraqet një student që tregon gjuhën e tij të fryrë pasi ishte thumbuar nga një bletë ndërsa po hante.
Kobe Freeman, 20-vjeçar, nga Utah, u trondit nga insekti ndërsa po hante ushqimin që e kishte bërë vetë, transmeton lajmi.net.
Studenti në Universitetin Shtetëror të Ueberit, Utah, mezi mund ta fuste gjuhën në gojë, sepse ishte fryrë aq shumë.
Ai ngarkoi një video në faqen e mediave sociale TikTok, ku është bërë virale me mbi 11 mijë komente nga përdoruesit e ndryshëm.
Studenti shpjegon atë që i ndodhi gojës me shumë vështirësi, pasi fjalimi i tij është i shtrembëruar për shkak të madhësisë së gjuhës së tij.
Ai e kthen gojën drejt kamerës për të treguar shenjën e kuqe ku thumbimi i shpoi gjuhën.



